×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Dy kontrata për disa rrugë fshati – njëri i mori paratë dhe s’i shtroi rrugët e Mushtishtit, hapet sërish tenderi

    Insajderi
    29 April 2023 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Suharekës ka hapur përsëri tender për ndërtimin e disa rrugëve në fshatin Mushtisht, ani pse për të njejtat rrugë ishte lidhur kontrata në vlerë prej 72 mijë eurove vitin e kaluar, shkruan Gazeta Insajderi.

    Bëhet fjalë për ndërtimin e rrugëve: Rexhep Velia, Molika , Shaljanët, Tafa, Ilaz Shala, Gentiana, Haxhi Shania, Avdyl Aga, Jetush Shala dhe Kovaqi.

    Saktësisht me datën 17 prill 2022, Komuna e Suharekës kishte nënshkruar kontratë në vlerë prej 72 mijë e 213 eurove për ndërtimin e rrugëve të përmendura më sipër.

    Kompania e kontraktuar për të kryer punimet në këto rrugë ishte “SEFERI-CO” sh.p.k. Edhe pse pagesa u krye për operatorin ekonomik, rrugët Rexhep Velia, Tafa, Jetush Shala, Haxhi Shania janë ende të pashtruara.

    Për të shtuar këto rrugë, për të cilat njëherë u pagua e nuk u punuan, Komuna e Suharekës ka hapur tenderin për të dytën herë më 24 mars 2023 në vlerë prej 150 mijë eurove.

    Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje dhe ka kontaktuar zyrtarët komunal të Suharekës për t’i pyetur pse ka ka ndodhur kjo, por të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigje e as nuk e kanë hapur telefonin./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark