×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dy kryetarët e VV-së në komunat veriore ia huqin keq në kërkesën për pagesën e rrymës në veri

    Insajderi
    29 May 2023 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të dy kryetarët e sapozgjedhur në komunat veriore të Kosovës, Erden Atiq dhe Lulzim Hetemi, ia kanë filluar me huqje kërkesave të tyre të para si udhëheqës të komunave.

    Atiq dhe Hetemi, në kërkesat që kanë bërë publike drejtuar ZRRE-së dhe KOSTT-it, ia kanë ngatërruar pozitën kryesuesit të bordit të ZRRE-së, duke e bërë kryetar të bordit të KOSTT-it, shkruan Gazeta Insajderi.

    Që të dy kryetarët nga radhët e VV-së e refuzuan takimin me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjë që u përmend nga vetë ambasadori pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.

    Kryetarët e dy komunave në veri kanë injoruar situatën e tensionuar atje, duke iu drejtuar KOSTT-it dhe ZRRE-së që të kyçen në sistemin e KEDS.

    “Të nderuar qytetarë,sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë”, deklaroi Atiq në ‘Facebook’.

    “Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, theksoi më tej ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark