Dy futbollistë me prejardhje nga Kosova, i bashkohet kombëtares së Shqipërisë U-20.
Shqipëria U20 ka publikuar listën ku janë edhe dy talentet nga Kosova, Adrion Pajaziti dhe Medion Berisha.
Kryetari i tifozëve “Dardan”, Lulzim Berisha, nuk përmbahet duke hedhur akuza të rënda, ai i ka quajtur tradhtar.
“Adrion Pajaziti i Fulham U-21 dhe Medon Berisha i Lecce, tradhtuan Kosovën. Tradhtuan shtetin e prindërve dhe paraardhësve të tyre.
Ata kanë qenë pjesë e projektit të Kosovës U-21, por tani i kuptojmë disi, sepse tradhtari lind, mashtron dhe asgjë nuk zgjedh për t’i shty përpara interesat e ngushta.
Tradhtarët si këta shesin dhe shkelin në gjithçka. Prenë në besë. Tradhtojnë në fjalë.
Janë njerëz të ligë. Nëpërkëmbin nder dhe besë. Këta janë të pabesë”, ka shkruar mes të tjera Berisha në profilin e tij në facebook.