×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dy muaj nga vendosja e sanksioneve – Selmanaj tregon pasojat për Kosovën

    Insajderi
    27 August 2023 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se tashmë janë bërë dy muaj që prej se Kosova është futur nën sanksione. Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka renditur miliona euro që janë bllokuar dhe procese të tjera.

    Selmanaj ka fajësuar qeverinë, të cilët e ka quajtur “komuniste”, “totalitare” dhe “jodemokratike”.

    Postimi i plotë:

    Dita e 60 apo 2 muaj, që kur bota demokratike i vendosi sanksione shtetit tonë.

    – Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale të nivelit qëndror;

    – Janë bllokuar miliona euro për projekte kapitale për nivelin lokal;

    – Janë bllokuar miliona euro për projektet për ndërmarrjet publike;

    – Janë bllokuar njohjet dhe anëtarësimet në organizatat ndërkombëtare;

    – Janë bllokuar vizitat e bartësve të institucioneve publike në shtetet demokratike dhe institucionet ndërkombëtare.

    Në këtë gjendje e sjellë vendin e vet vetëm një mendësi qeverisëse KOMUNISTE, TOTALITARE dhe JO DEMOKRATIKE!

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    08 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark