Të dielën ndeshen dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Peja.
Prizrenasit kanë tetë fitore e 11 humbje, ndërsa pejanët 13 fitore e gjashtë humbje.
Ndeshja e fundit e kësaj jave është ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës.
Vreshtarët janë në vendin e fundit me vetëm dy fitore e 17 humbje, kurse prishtinasit kanë ngritje të formës në ndeshjet e fundit, ku numërojnë 14 fitore e pesë humbje deri më tani, duke u pozicionuar në vendin e dytë në tabelë.