×
  • Sport
  • Sport

    Dy ndeshje miqësore për Kosovën U21 – Tovërlani publikon listën e futbollistëve të ftuar

    Insajderi
    18 March 2023 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova U21 këtë muaj do ta shfrytëzojë për t’i zhvilluar dy ndeshje miqësore, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për ndeshjet kualifikuese për Evropianin ‘Sllovakia 2025”.

    Në fakt, Dardanët U21, të hënën, do të udhëtojnë në Antalya, atje ku do të zhvillojnë kampin e radhës përgatitor dhe ku do t’i luajnë dy miqësore: fillimisht kundër Moldavisë U21, më 24 mars në Antalya dhe më pas kundër Turqisë U21, më 27 mars në Alanya.

    Përzgjedhësi Afrim Tovërlani për këto dy miqësore ka ftuar 23 futbollistë.

    Pjesë e listës ishin edhe futbollisti i FC Freiburg, Andi Hoti dhe futbollisti i Malishevës, Drilon Hazrollaj, por ata kësaj radhe nuk do të mund të jenë në dispozicion për shkak të lëndimeve.

    Kosova U21 është e përfshirë në Grupin D për kualifikimet e Evropianit 2025, ku bëjnë pjesë edhe Gjermania, Polonia, Izraeli, Bullgaria dhe Estonia.

    Ciklin kualifikues Dardanët U21 e fillojnë në më 20 qershor në shtëpi ku do të përballen me Estoninë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark