Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka procesuar 47 për qind të votave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.
Në listën garuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës gjendeshin edhe afro 10 kandidatë për deputetë që i kishte marrë me vete Vjosa Osmani, pasi kishte njoftuar se do t’i bashkohej këtij subjekti politik për zgjedhje, shkruan Insajderi.
Megjithatë, vetëm dy nga dhjetë kandidatë gjenden në “20-shen” e LDK’së. Kujtojmë se LDK-ja me rezultatin zgjedhor të deritanishëm i ka të siguruara 20 mandate.
Kandidatja për deputete Albena Reshitaj radhitet e 15-ta me 7,336 vota, ndërkaq Jeta Statovci e 20-ta me 5,637 vota, nga sa janë numëruar deri më tani.
Rezultati i plotë i kandidatëve që i solli Vjosa Osmani në listën e LDK-së është si vijon:
15. Albena Reshitaj 7,336 vota
20. Jeta Statovci 5,637 vota
26. Fahrije Hoti 4,442 vota
37. Haxhi Avdyli 2,696 vota
45. Bardhyl Hasanpapaj 2,322 vota
46. Burim Meta 2,299 vota
63. Besim Kodra 1,454 vota
66. Arjeta Musliu 1,413 vota
81. Brikena Muharremi, 880 vota
101. Visar Xani 507 vota