×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dy pengje italiane vriten në Libi

    Insajderi
    03 March 2016 - 14:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy civilë italianë të mbajtur si pengje në Libi janë vrarë gjatë luftimeve në Sabratha të Libisë, ka thënë të enjten Ministria e Jashtme Italiane.

    Forcat libiane të sigurisë thanë se kanë vrarë shtatë të dyshuar si luftëtarë të Shtetit Islamik gjatë një sulmi në një strofull militantësh në qytetin bregdetar të mërkurën, dhe më pas kanë treguar fotografitë e dy italianëve të cilët gjithashtu duket janë vrarë në atë sulm.

    Ministria e Jashtme e Italisë ka thënë se ata njerëz mund të jenë dy nga katër punonjësit e kompanisë italiane të ndërtimit BONATTI që u rrëmbyen korrikun e kaluar në afërsi të një kompleksi në pronësi të naftës dhe gazit.

    Brigada lokale libiane ka luftuar në Sabratha që nga java e kaluar, kur militantët pushtuan shkurtimisht qendrën e qytetit dhe i prenë kokën më shumë se 10 anëtarëve të ushtrisë libiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark