Insajderi
Lajme

Dy persona u plagosën nga të shtënat me armë, Policia jep detaje për rastin në Ferizaj

Insajderi
10 April 2026 - 22:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy persona u plagosën nga të shtënat me armë, Policia jep detaje për rastin në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë plagosur sot në Ferizaj pas të shtënave me armë në rrugën “Driton Islami”.

Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, i tha Insajderit se dy personat e plagosur janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Me datën 10.04.2026, rreth orës 22:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Sipas informatave të para, dyshohet se dy persona janë plagosur, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor. Për detaje të tjera do të njoftoheni me raport vijues“, konfirmoi Veseli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark