“Dy pjesëtarë të UÇK’së morën dy zyrtarë të LDK-së, takimi me amerikanët”- dëshmitari Krasniqi u përgjigjet mbrojtjes së Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Dy pjesëtarë të UÇK’së morën dy zyrtarë të LDK-së, takimi me amerikanët”- dëshmitari Krasniqi u përgjigjet mbrojtjes së Thaçit

    Insajderi
    23 September 2024 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dëshmitari i radhës, Demush Krasniqi, po dëshmon në rastin kundër ish-krerëve të UÇK’së në Hagë.

    Krasniqi po merret në pyetje nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me atë që dëshmitari pretendoi se Cen Desku dhe Jakup Kastrati, dy zyrtarë të LDK’së, u morën për të dhënë deklaratë për një takim me zyrtarë, raporton Insajderi.

    Ai ka kërkuar që marrjen në veturë të z. Desku dhe z. Kastrati nga anëtarë të UÇK’së të mos i referohen si arrestim. Sipas tij, pjesëtarët e UÇK’së kanë kërkuar që të dy të japin deklaratë për një takim me disa zyrtarë amerikanë.

    Avokati i ish-presidentit Thaçi, Luka Misetiq, ka kërkuar të dijë se nëse pjesëtarët e UÇK’së ishin pjesë e Shtabit të Përgjithshëm, teksa dëshmitari ka mohuar një gjë të tillë.

    Ndiqeni videon e mëposhtme për detaje më të zgjeruara:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark