×
  • Lajme
  • Lajme

    Dy policët e suspenduar janë ish-ushtarë të UÇK’së, dalin me reagim të përbashkët

    Insajderi
    30 March 2024 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin nga puna të dy zyrtarëve policorë.

    Kjo pasi ata dyshohen të kenë tejkaluar autorizimet policore gjatë përdorimit të forcës.

    Ky vendim i IPK-së ka ardhur pas informacionit të marrë nga Policia e Kosovës në Suharekë. Dy policët paraprakisht kishin intervenuar ne një incident.

    “Pas konsultimeve fillestare me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe duke dalë në vendin e ngjarjes. Përderisa hetimi është duke vazhduar ndaj dy zyrtarëve policorë, IPK bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre me dyshimin për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forces”, thuhet në njoftim e IPK-së.

    Gazeta Insajderi ka arritur të siguroj emrat e dy policëve. Ata janë Blerim Kuqi dhe Flurim Pirku.

    Të dy ish- ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Pas vendimit të IPK-së ata kanë dalë me një reagim të përbashkët, ku kanë thënë: Mund të lodhesh nga çdo gjë, me përjashtim të punës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark