×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Dy shqiptarë dhunuan dhe vranë një vajzë serbe”, si dezinformuan portalet maqedonase për dënimin e Dardan Krivaqës

    Insajderi
    04 August 2023 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Drejtori i Institutit të Medias dhe Analitikë IMA në Shkup, Petrit Saraçini ka bërë të ditur se portalet maqedonase kanë dezinformuar për dënimin me burgim të përjetshëm për Dardan Krivaqën, për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.

    Saraçini tha se mediat maqedonase kanë shkruar se vrasja ka ndodhur në Serbi dhe se vrasësit janë shtetas të Shqipërisë, raporton Insajderi.

    Një duzinë portalesh në gjuhën maqedonase dezinformuan për aktgjykimin e sotëm të publikuar të Gjykatës në Uroshevac (Ferizaj) në Kosovë, për vrasjen e egër të një vajze të ndodhur dy vjet më parë. Së pari, dezinformata është se vrasja ka ndodhur në Serbi.\n Uroševac (Ferizaj) është qytet në Kosovë, jo në Serbi. Së dyti, dezinformata është se vrasësit janë shtetas të Shqipërisë, janë banorë të Kosovës“, ka shkruar ai.

    Tutje, Saraçini tha se këto portale kanë shkruar se Marigona Osmani është serbe.

    Së treti, dezinformata është se vajza e vrarë është serbe“, tha Saraçini.

    Derisa shkroi informatat e sakta të vrasjes së rëndë të 18 vjeçares në Ferizaj, Saraçini tha se mediat maqedonase shkelen Kodin e Gazetarëve dhe nxitën zemërim.

    Fatkeqësisht, shumë media në Maqedoni nuk e bënë këtë, por publikuan tituj duke përhapur dezinformata, duke shkelur Kodin e Gazetarëve duke përkthyer ndjesi nga një ngjarje tragjike e ndodhur dy vjet më parë, dhe për hir të Zotit manipuluan dhe nxitën zemërimin dhe intolerancën kombëtare“, shkroi ai në Facebook.

    Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, ndërkaq me 15 vjet burgim është dënuar Arbër Sejdiu për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark