Insajderi
Lajme

Dy shtetase të Serbisë hynë ilegalisht në Kosovë përmes rrugëve dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë gjyqësore

Insajderi
25 July 2026 - 10:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy shtetase të Serbisë hynë ilegalisht në Kosovë përmes rrugëve dytësore, dërgohen në procedurë të shpejtë gjyqësore
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se dy shtetase të Serbisë kanë hyrë ilegalisht në Kosovë nëpër rrugë dytësore paraditen e djeshme.

Policia kishte ndalë veturën e tyre dhe gjatë kontrollimit të dokumentacionit është kuptuar që ato kanë hyrë në mënyrë ilegale.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë dërguar në procedurë të shpejtë para gjykatës.

“Rr. Stublinë, Dobërqan  24.07.2026 – 10:10. Policia ka ndaluar një automjet me targa të Serbisë, gjatë kontrollimit të dokumentacionit është kuptuar që e dyshuara vozitësja e veturës femër shtetase e Serbisë së bashku me pasagjeren femër shtetase e Serbisë me veturë përmes rrugëve dytësore, jashtë vendkalimit kufitar, në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në procedurë të shpejtë para gjykatës”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark