×
  • Sport
  • Sport

    Dy super-përballje në kuadër të Ligës së Kampionëve sonte/ Man. Ciy e pret në “Etihad” kampionin e Gjermanisë

    Insajderi
    11 April 2023 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Liga e Kampionëve rikthehet mbrëmjen e sotme me dy sfida të jashtëzakonshme të vlefshme për fazën çerekfinale të kompeticionit. E cilësuar një finale e parakohshme dhe nuk pritet të zhgënjejë aspak sportdashësit, është ndeshja Manchester City-Bayern, ndërsa në ‘Etihad’ të gjitha biletat janë shitur.

    Mungesat nuk janë një problem për qytetarët të cilët do të luajnë pa Foden, ndërsa në anën tjetër sulmuesi kryesor i skuadrës Chupo Moting nuk është në dispozicion. Vec kamerunasit Thomas Tuchel do të luajë pa Hernandez, portierin Neuer dhe Vaner. Në 10 përballjet e fundit në të gjitha kompeticionet bilanci është i barabartë, 5 fitore Bayerni dhe 5 Manchester City, ndërsa ndeshja më kulminante cilësohet kjo e sotmja.

    Një tjetër përballje shumë interes është ajo që luhet në Lisbonë mes Benficas dhe Interit. Portugezët cilësohen favoritë poër triumfin në këtë përballje, kjo dhe për statistikat e jashtëzakonshme të kësaj skuadre, e cila në grupe shkëlqeu ndaj PSG-së dhe Juventusit. Dy herë janë përballur me njëra-tjetrën, kun ë 2004-ën Interi mposhti Benfican në Europa Ligë. Nga 3 lojtarë nuk janë në dispozicion për secilën skuadër, ndërsa gjyqtar i takimit është britaniku Michael Oliver.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark