Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka prezantuar dy të rinjë nga Skenderaj të cilët janë antarësuar në AAK.
Ai është Feriz Shala nga Buroja dhe Diellza Rexhepi.
Postimi në Facebook:
Në listën e Aleancës nga Skenderaj, janë dy të rinj nga familje atdhetare.
Feriz Shala nga Buroja, bir i invalidit të luftës dhe të burgosurit politik Avni Shala, është student i Psikologjisë, i angazhuar në organizatën rinore të Aleancës që nga fillimi i aktivitetit të tij në politikë.
Më e reja në moshë në listën e kandidatëve të Aleancës, është nëntëmbëdhjetë vjeçarja nga Kopiliqi i Epërm Diellza Rexhepi, bijë e invalidit të luftës Naser Rexhepi. Ajo është laborante e Biologjisë. E përgëzoj për guximin dhe ambicien e saj për të qenë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ju priftë e mbara!
RH