Insajderi
Lajme

Dy turistët me motor përplasen me makinën, ndërrojnë jetë

Insajderi
06 May 2022 - 12:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy turistët me motor përplasen me makinën, ndërrojnë jetë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e kësaj mesdite në Shkodër.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se në fshatin Bushat, në aksin Shkodër-Tiranë është regjistruar një aksident. Mësohet, se dy turistë, teksa udhëtonin me motor janë përplasur me një automjet.

Si pasojë, të dy turistët kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet dhe dinamikat e aksidentit në fjalë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark