×
  • Showbiz
  • Show

    “Dy vajza janë përleshur”, Degjenerim, dështim” – Xhuli kritikon produksionin e BBVK 3

    Insajderi
    30 October 2024 - 15:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Xhuli Nura ka reaguar për situatën e mbrëmshme të ndodhur në Big Brother VIP Kosova 3.

    Ish-banorja e edicionit të parë u shpreh e revoltuar me të gjithë sjelljet e këtyre konkurrentëve të këtij formati.

    Ajo tha se Big Brother duhet të jetë më transparent dhe nëse ka ndodhur një përleshje të shfaqet për publikun.

    Këtë Big Brother, modelja nga Drenica e quan të dështuar dhe një degjenerim.

    Reagimi i plotë i Xhulit në Instagram:

    “Hej njerëz të bukur, o Zot s’po di as ka me ia nis si një opinioniste e popullit shqiptar jo atje te kolltuku ku janë ata të Big Brotherit.

    Nuk e di edhe loja i ka kornizat e veta, edhe njeriu i ka kornizat e veta, njerëzillaku i ka kornizat e veta, për mua kjo është fëlliqhane që është duke ndodhur në Big Brother. Unë e kuptoj që Big Brother sivjet i ka dhënë Olsës t’i bëj dredhinat ç’dredhinat do të thotë në dhomë të sekreteve çka ndodh, në dhomë të rrëfimeve, duhet me pas një kornizë deri ku shkon unë mendoj se ka dalë jashtë temës, për momentin Big Brother.

    Edhe një gjë tjetër, unë kam qejf që publiku dhe Big Brother më qenë sa më transparent. Nuk je transparent nëse i fsheh situatat që kanë ndodhur gjatë natës, siç e kuptova dikush është përlesh dy vajza. Nuk më pëlqen me ndal Big Brotherin ose transmetimin, e kuptoj mund më ndodh gjithçka aty. Por kur përleshen dhe rrahen dy njerëz unë dua të shoh.

    Plotësisht e kuptoj që 1-shi ka qenë më i miri i të gjitha kohërave, 2-shi ka qenë shumë i mirë, ky 3-shi është degjenerim, nuk kanë edukatë, nuk kanë kulturë, të gjithë flasin në të njëjtën kohë. Shumë gjëra i mungojnë këtij 3-shit, mendoj që është dështim. Po më vjen keq, unë nuk e shikoj më Big Brotherin, nuk ia vlen më me komentu. Ka qenë shumë gabim, shumica që kanë hy aty.

    Është një përzgjedhje e gabuar e njerëzve me luajt bashkë Big Brotherin për tre muaj e gjysmë. Imagjinoni në javën e dytë po ndodhin, e në javën e 14-të e 15-të”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark