Insajderi
Lajme

Dy vdekje të dyshimta në raportin 24 orësh, një në Prishtinë e një në Fushë Kosovë

Insajderi
05 June 2025 - 10:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dy vdekje të dyshimta në raportin 24 orësh, një në Prishtinë e një në Fushë Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy raste të vdekjeve të dyshimta janë raportuar në Polici.

Në rastin e parë, në Prishtinë një person është gjetur pa shenja jete.

“HETIM I VDEKJES-  Prishtinë / 04.06.2025 – 05:53. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

Një person tjetër është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë.

“Fushë Kosovë / 04.06.2025 – 19:26. Një mashkull kosovar është gjetur në banesën e tij nga familjarët pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark