×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dy vjet nga qeverisja e Albin Kurtit

    Insajderi
    14 February 2023 - 08:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy vjet më parë, nata e 14 shkurtit nxori Vetëvendosjen fituese të zgjedhjeve me rezultat të thellë përballë partive të tjera. Pak ditë më vonë, pas numërimit të të gjitha votave, u konfirmua ajo që nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e zgjedhjeve në Kosovë.

    Një parti politike, e vetme kishte marrë mbi 50% të votave. Ky rezultat i mundësoi Lëvizjes Vetëvendosje që ta krijonte e vetme kabinetin e ardhshëm qeveritar.

    Në bazë të rezultateve të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë besimin e 50.28% të qytetarëve që kishin dalë në zgjedhje.

    Kjo ishte hera e dytë që Vetëvendosje fitonte zgjedhjet parlamentare. Për herë të parë kishte fituar me 6 tetor 2019, por me dallim shumë të vogël me LDK-në.

    Zgjedhjet parlamentare u mbajtën në Kosovë pasi Gjykata Kushtetuese kishte nxjerrë Qeverinë Hoti si jokushtetuese, meqë në procesin e votimit të saj kishte marrë pjesë edhe një deputet që ishte i dënuar me vendim të formës së prerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark