×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dybala flet për herë të parë si lojtar i Romës: Privilegj të punoj me Mourinhon

    Insajderi
    20 July 2022 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Paulo Dybala është afrimi më i ri i Romës këtë merkato dhe padyshim më i fortë vitet e fundit.

    Pak çaste më parë, Dybala u zyrtarizua si lojtari i Romës dhe sigurisht ka thënë edhe fjalët e tij të para.

    “Ditët që më shtynë të firmosja këtë kontratë ishin të mbushura me kaq shumë emocione. Shpejtësia dhe vendosmëria me të cilën Roma tregoi se sa shumë më donte, bëri diferencën. Unë bashkohem me një ekip në rritje, një klub që vazhdon të vendosë themele të forta për të ardhmen dhe një trajer, Jose Mourinho, me të cilin do të jetë një privilegj për mua të punoj me të.

    Si kundërshtar gjithmonë e kam admiruar atmosferën e krijuar nga tifozët e Romës, tani mezi pres t’i përshëndes me këtë fanellë”, është shprehur sulmuesi argjentinas.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark