Roma kreu një operacion tejet të rëndësishëm ditën e sotme, duke siguruar shërbimet e Paulo Dybalas. Pasi zhvilloi vizitat mjekësore, sulmuesi argjentinas ka vendosur edhe për numrin që do mbajë mbi shpinë.
Ai ka zgjedhur numrin 21. Dybala refuzon kështu 10-tën e Francesco Tottit, për arsye akoma të paditur.
Kalimi i ish lojtarit të Juventus në kryeqytet u bë i mundur falë ndërhyerjes së trajnerit të Romës, Jose Mourinho, i cili zgjidhi gjithçka personalisht në fundjavë.