Vorskla Poltava po luan ndeshjen e parë për vitin 2023 në kampionatin ukrainas.
Skuadra e Taulant Seferit po përballet në shtëpi me Zorya Luhansk.
Rezultati është 2-0 për vendasit dhe të dy golat janë realizuar nga ish-sulmuesi i Tiranës.
26-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e gjashtë.
Dhjetë minuta më vonë ekzekutoi saktë një penallti, duke realizuar edhe golin e qetësisë.
Ky është dygolëshi i parë i sulmuesit të kombëtares shqiptare në elitën e futbollit ukrainas. Seferi numëron gjashtë gola sezonalë në kampionat.