Tetë anëtarë të një familje u gjenden të vdekur në një komunitet rural në Ohio të SHBA-ve, pasi u qëlluan në kokë derisa ishin duke fjetur, thanë autoritetet të shtunën.
Sipas raportimeve të CNN, shtatë nga të vdekurit janë të rritur, ndërsa një tjetër është një 16-vjeçar. I dyshuari ende ndodhet në arrati. Këtyre sulmeve raportohet se i shpëtoi një vajzë 4-vjeçare e familjes.
Ndërsa, pesë të tjerë humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë në Appling, shtetin e Georgias.
Masakra në Georgia ndodhi në dy aksione që dyshohet se i ndërmori i njëjti person, 50 vjeçari Wayne Anthony Hawes, i cili pas tragjedisë ka vrarë veten. 3 perona humbën jetën në të shtënat e para dhe dy në ngjarjen e dytë, gjithmonë në të njëjtin qytet me një distancë rreth 1 kilometër nga njëra-tjetra.
Për kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë, është angazhuar edhe FBI ndërsa në mbarë komunitetin janë mbyllur edhe shkollat. /Insajderi.com