×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dyshime për eksploziv, pamje nga rruga “B” në kryeqytet

    Insajderi
    17 February 2024 - 22:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rruga “B” në Prishtinë është bllokuar për qarkullim nga Policia e Kosovës, pasi kanë pranuar informatë se aty gjendet një mjet shpërthyes.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po menaxhon me situatën.

    “Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti.

    Lexues të Insajderit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen njësitë policore duke ndërmarr veprimet e nevojshme.

    Aktualisht një pjesë e kësaj rruge është mbyllur për qarkullim të automjeteve dhe këmbësorëve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark