×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    “Dyshime për falsifikim të dokumenteve”, Zyra e Kryeministrit detyrohet ta pezullojë tenderin për furnizim me vitrina

    Insajderi
    29 May 2024 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fillim të këtij muaji Zyra e Kryeministrit të Kosovës shpalli fituese kompaninë ” WOOD CORPORATION L.L.C” në tenderin për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”. Por, i njëjti përfundoi në Gjykatën e Tenderëve nën dyshimet për falsifikim të dokumenteve nga kompania që u shpërblye me tender. Më pas ZKM-ja u detyrua që ta pezullojë aktivitetin.

    Gazeta Insajderi

    Me 13 mars ZKM-ja kishte njoftuar për kontratë në tenderin e quajtur “Furnizim me vitrina të ndryshme”.

    Vlera e parashikuar e kontratës është 40 mijë euro.

    Në garë ishin tre kompani.

    Ndërsa me 7 maj ZKM-ja ka shpallur fitues të tenderit “Furnizim me vitrina të ndryshme”, kompaninë ” WOOD CORPORATION L.L.C”.

    Vlera e kontratës është 30 mijë euro.

    Por, kjo kontratë e dhënë për ” WOOD CORPORATION L.L.C” i nxori punë Zyra se Kryeministrit në Gjykatën e Tenderëve.

    Akuzat për falsifikim të dokumenteve dhe pezullimi i tenderit

    Kompania që fitoi tenderin nga ZKM-ja, po akuzohet për falsifikim të dokumenteve nga një kompani tjetër ofertuese. Në Organin Shqyrtues të Prokurimit, kompania “Mobelland” SH.P.K. u ankua për parregullsi.

    Sipas kësaj kompanie kryeministria ka shpërblyer një kompani që ka manipuluar në numra të certifikatës që ka dorëzuar për tender.

    Gjatë vlerësimit të dokumentacionit të tenderit vërejtëm që ishin bërë disa lëshime të cilat e bëjnë të pa përgjegjshëm Operatorin Ekonomik “Wood Corporation” SH.P.K. për shkak se tek certifikatat ISO dhe EN ka pasur manipulime në numrin e certifikatës dhe në data të cilat janë përmirësuar pas datës 11.04.2024 pra pas datës së fundit për dorëzimin e tenderit. Kështu që tek certifikata EN 10901:2009 A1 2011 ka pasur manipulim tek numri, me ç’rast numri është shënuar EN 19091:2009 A1 2011. Pas datës së dorëzimit të tenderit ne kemi hulumtuar në internet dhe kemi gjetur se i njejti O.E. kishte dorëzuar një certifikat Tjetër me numër EN 19091:2009 A1 2011 tek Autoriteti Kontraktues Policia e Kosovës”, thuhet në ankesë.

    Në ankesë tutje thuhet se ekzistojnë dyshimet se kompania fituese ka falsifikuar dokumentet, madje kompania ankuese ka kërkuar verifikim të dokumenteve nga krimet ekonomike.

    Andaj gjatë hulumtimit në internet ne e gjetëm këtë certifikat dhe vërejtëm që O.E. kishte manipuluar pasi që në sistem të certifikimit Bel Cert me datën 18.04.2024 figuronte ende certifikata me nr. të njejtë EN 19091:2009 A1 2011 sipas numri serik të certifikatës A154981. Ndërsa O.E. e vë në lajthitje Autoritetin Kontraktues duke paraqitur një vërtetim nga Bel Cert se është bërë një gabim teknik sa i përketë numrit të certifikatës i cili mbanë datën 29.03.2024 me të cilin deklaron që është korigjaur gabimi. Kjo na bënë të dyshojmë që ky dokument është falsifikuar andaj kërkojmë që të dërgohet për verifikim në polici apo krime ekonomike për ta verifikuar“, thuhet aty.

    Duke parë ankesën e dorëzuar në Gjykatën e Tenderëve, Kryeministria u detyrua që ta pezullojë aktivitetin për këtë tender.

    Me 13 maj 2024, kryeministria dha njoftimin se aktiviteti i prokurimit “Furnizim me vitrina të ndryshme”, është pezulluar.

    Pezullohet aktiviteti i prokurimit “Furnizim me vitrina të ndryshme”, pas parashtrimit të kërkesës për rishqyrtim të vendimit të Autoritetit Kontraktues“, thuhet në vendim.

    Kurtit i ‘vjetrohet’ karrigia – Zyra e Kryeministrit furnizohet me mobile luksoze në vlerë prej 54 mijë euro

    Gazeta Insajderi me 2 maj ka raportuar për tenderët që kryeministri ka dhënë për furnizim me mobile.

    Karrige lëkure, tepisona, vitrina e mobile të ndryshme luksoze. Të gjitha këto janë porositur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës. Orenditë e reja po kapin shifrën e 54 mijë eurove.

    Zyra e Kryeministrit të Albin Kurti, ka hapur disa tenderë për blerjen e disa orendive të reja.

    Zyra e kryeministrit dhe disa ministri tjera janë në pritje të furnizimit me karrige të lëkurës, me tepsiona, me pajisje të reja për byfe, e vitrina, të cilat i kanë kushtuar hiç më pak se 53 mijë e 977 euro.

    Me datën 30 të muajit të kaluar, Zyra e Kryeministrit kishte hapur tender për “furnizim me karrige lëkure”, 50 copë.

    Vlera e parashikuar është 9,999.00 euro.

    Poashtu në muajin e kaluar nga ZKM’ja është hapur tenderi për “Furnizim me lloje të ndryshme vitrinash”, ku ceken mobile druri për zyre. Vlera e parashikuar e kontratës për këtë tender është 40.000 euro.

    Me 1 maj, Zyra e Kryeministrit ka hap tender për “Furnizim me pajisje byfeje”. Ku theksohet për “frigoriferë dhe ngrirësit”.

    Vlera e parashikuar për këtë kontratë është 990 euro.

    Në muajin e kaluar është lidhur një kontratë për “Furnizim me karrige”.

    Bëhet fjalë për tri karrige statike nga materiali krom, të veshura me lëkurë artificiale, kualitet i lartë i ngjyrës së zezë.

    Po ashtu edhe për një karrige rrotative nga rrjeta me mekanizëm lëvizës. Ku vetëm këto kanë kushtuar hiç më pak se 999 euro.

    Me një çmim prej 990 euro është parashikuar edhe kontrata “Furnizim me vitrina”. Në këtë tender, theksohet se bëjnë pjesë mobile druri për zyre.

    Zyra e Kryeministrit ka hapur tender edhe për “furnizim me tepison”.

    Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është hiç më pak se 999 euro.

    Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark