×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dyshime për keqpërdorim e ryshfet me tenderë në MPB, ndalohen tre zyrtarë të ministrisë

    Insajderi
    03 July 2023 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka ndaluar A.S.,B.B.,N.S., zyrtarë të ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe G.H. në cilësinë e përfaqësuesit të operatorit ekonomik, nën dyshimin për pranim të ryshfetit nga operatorë të ndryshëm ekonomik në tenderë në MPB.

    “Për të dyshuarit me iniciale (A.S., B.B. dhe N.SH.) ekziston dyshimi i bazuar se në cilësi të personave zyrtar duke vepruar në bashkëpunim gjatë realizimit të disa procedurave tenderuese dhe realizimit të projekteve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) kanë marrë ryshfet nga operatori ekonomik i kontraktuar për kryerjen e projekteve”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Të dyshuarit (N.S.) dhe (G.H.) në cilësi të përfaqësueseve të operatorit ekonomik dyshohen për veprën penale të Dhënies se Ryshfetit me qellim të krijimit të përparësive të paligjshme gjatë realizimit të projektit për ndërtimin e “një objekti të një agjencie” dhe projekteve tjera të zhvilluara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), të njëjtit dyshohen edhe për veprën penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së”, vijon njoftimi i PK-së.

    Sipas PK-së, përgjatë urdhër-kontrollit janë sekuestruar prova materiale, teksa tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, teksa njëri nga ta është liruar në procedurë të rregullt. /Imsajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark