Dyshja kosovare e gjyqtarëve të hendbollit, Eshref Beqiri – Ilir Krasniqi, ka drejtuar ndeshje me rëndësi të shtunën mbrëma.
Beqiri e Krasniqi ishin të angazhuar në Norvegji, ku u luajt gjysmëfinalja e parë e Kupës Evropiane për hendbollistë, njofton FHK-ja.
U takuan skuadrat norvegjeze, Drammen HK dhe Naerbo IL. Fitore me rezultat 30:27 shënoi skuadra vendase.
Gjyqtarët kosovarë tashmë janë të rregullt në ndeshje të kupave evropiane