Insajderi
Lajme

Dyshohej se po rrinin pa leje-qëndrim në një banesë në Ferizaj, katër shtetas të Qipros e një nga Pakistani shoqërohen në polici

Insajderi
08 August 2026 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohej se po rrinin pa leje-qëndrim në një banesë në Ferizaj, katër shtetas të Qipros e një nga Pakistani shoqërohen në polici
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se pesë shtetas të huaj janë shoqëruar në polici pasi dyshohet se ishin duke qëndruar në mënyrë të parregullt në një banesë.

“Me datën 08.08.026, rreth orës 10:30, policia në Ferizaj ka pranuar një informatë lidhur me disa persona që dyshohej se po qëndronin në mënyrë të parregullt në një objekt banesor. Pas pranimit të informatës, njësitet policore reaguese kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj pesë persona”.

Sipas verifikimeve fillestare, policia tha bëhet fjalë për katër shtetas të Qipros dhe një shtetas të Pakistanit:

  • A.A., 22 vjeç, shtetas i Qipros
  • S.M., 28 vjeç, shtetas i Qipros
  • S.SH., 20 vjeç, shtetas i Qipros
  • A.R., 26 vjeç, shtetas i Qipros
  • M.S., 28 vjeç, shtetas i Pakistan

“Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, e cila do të ndërmarrë procedurat e mëtejshme hetimore”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark