Policia e Kosovës ka publikuar foton e tre personave duke kërkuar ndihmë në gjetjen e tyre.
Ata dyshohen për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se në tri lokacione të ndryshme në fshatin Panorc të Malishevës janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara për kanabis sativa me gjatësi 20-50cm.
“Lidhur me veprën e lartcekur penale me kërkesë nga rajoni kompetent, për tre (3) persona të dyshuar të përfshirë në rast, policia ka marr autorizim nga Prokuroria për publikimin e fotografive të (NN) personave, për identifikimin e tyre në mënyrë që të mundësohet sjellja e tyre para organeve të drejtësisë”.
“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve që për çdo informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave fotografitë e të cilëve janë publikuar të njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ( apo 045285169)”, thuhet në njoftim.