×
Hulumtime/Analiza / Analiza

Dyshohet për falsifikim, kompania “Matkos”, denoncohet sërish në prokurori

Insajderi
08 September 2022 - 15:22

Kompania “Matkos Pharm”, drejtori i së cilës Liman Buzuku, ishte arrestuar vitin e kaluar nën dyshimet për falsifikim dokumentesh, është kapur edhe një herë me dokument që dyshohet se është i falasifikuar. Zyra e Prokurimit të Komunës së Prishtinës, e ka eleminuar atë nga gara. Përveç kësaj, e njëjta kompani është denoncuar sërish në Prokurorinë Themelore të Prishtinës

Kompania “Matkos Pharm”, është eleminuar nga gara në një tender të ri të Komunës së Prishtinës, me 23 gusht të këtij viti.

Kjo, pasi autoriteti kontraktues, Komuna e Prishtinës ka konstatuar se në tenderin “Furnizim me pajisje mjekësore”, “Matkos Pharm” kishte ofruar dokument të falsifikuar, shkruan Gazeta Insajderi.

Në aresyetimin e vendimit për eleminim të saj nga gara, thuhet se “Matkos” nuk e ka dorëzuar certifikatën ISO sipas kërkesave të tyre.

Këtë e kishte bërë pavarësisht se përfaqëuesja e kësaj kompanie e kishte nënshkruar edhe deklaratën nën betim përmes së cilës “dëshmonte” se është e gatshme të marrë përsipër “mundësinë e sanksioneve penale dhe civile, gjobave dhe dënimeve”.

Edhe përkundër që ajo kishte nënshkruar deklaratën, Komuna e Prishtinës e konstatoi se kompania të cilën e përfaqësonte ka ofruar dokument të falsifikuar.

Madje zyra e prokurimimit të Komunën e Prishtinës, në vendimin për eleminim ia rikujton edhe një herë kompanisë Matkos se falsifikimi i këtyre dokumente është i dënueshëm me Kodin Penal të Kosovës.

Sipas së cilit parashihet edhe dënim me burg nga 1 deri në 8 vjet burgim.

Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani është zënë nga shteti me dokumente të falasifikuara. Edhe në të kaluarën ka tentuar të mashtroj inistucionet, për të përfituar tendere.

Madje drejtori i saj, Liman Buzuku ishte arrestuar në muajin tetor të vitit të kaluar, nën dyshimin se ka përdorur dokumente të falsifikuara, në një tender të Komunës së Drenasit.  

“Matkos Pharm” denoncohet në prokurori për falsifikim

Mashtrimi i kompanisë “Matkos Pharm”, me këtë dokument që sipas zyrës së prokurimit të Prishtinës është i falsifikuar, një kërkesë për inicim të hetimeve për mashtrim dhe lajthitje të autoritet kontraktues, është dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET, që ka qenë monitoruese e aktivitetitë të prokurimit në Komunën e Prishtinës, e ka denoncuar rastin në prokurori.

Sipas kërkesës për inicim të hetimeve, kërkohet që ndaj kësaj kompanie të nisin hetimet pasi që dyshohet se është recidiviste sa i përket kësaj vepre, pasi që edhe në tendere tjera kishte falsifikuar dokumente.

“AVONET, ju njofton se OE “MATKOS PHARM” shpk është recidivis i veprave të tilla dhe ndaj përfaqësuesëve të tyre ka aktakuza dhe hetim për mashtrim, falsifikim në procedurate e prokurimit”, thuhet në denoncim.

Ky rrjet i organizatave i bënë thirrej prokurorisë që kompania “Matkos Pharm” të hetohet për veprat penale, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, “Falsifikimi i dokumenteve dhe me nenin 391, Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.

“AVONET, konsideron se kjo është një shkelje e rëndë e ligjit të prokurimit publik dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës andaj Autoriteti kontraktues duhet të veproj dhe proceduroj për lajthitje dhe mashtrim të anëtarëve të komisionit vlerësues të tenderit dhe falsifikim tëdokumenteve, dukepezulluar kontratën e projektit dhe vërtetuar për të gjeturat e AVONET-it”, thuhet më tej në denoncimin e dorëzuar në prokurori para pak ditësh.

ShSKUK i jep tender rreth 100 mijë euro kompanisë Matkos, drejtori i së cilës u arrestua për falsifikim dokumentesh

Gazeta Insajderi, ka raportuar se si kompania “Matkos Pharm” kishte fituar një tender rreth 100 mijë eurosh nga ShSKUK.

Vetë ky institucion dy herë kishte kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, që kësaj kompanie t`i ndalohet pjesëmarrja në tenderet publike.

Këtë e pati konfirmuar në një përgjigje për Gazetën Insajderi, drejtori i prokurimit në ShSKUK, Selami Krasniqi.

“Autoriti kontraktues i SHSKUK-së, ka bërë kërkesë në OSHP dy herë për  ta futur këtë Operator Ekonomik në listë të zezë.  Mirëpo ende nuk janë shqyrtuar këto kërkesa pasi që nuk është konstituar  bordi i OSHP-së”, thuhet në përgjigjen  e Krasniqit për Insajderin.

Pavarësisht kësaj, vetëm pesë muaj pasi që ishte arrestua drejtori i kompanisë “Matkos Pharm”, për dyshimet për falsifikim kompani mori tendering 100 mijë eurosh, nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik i Kosovës.

E për këtë në ShSKUK patën thënë se nuk kishin mund ta eleminojnë atë nga gara.

“Pa pas një vendim të formës së prerë nga  institucionet kompetente autoritetet kontraktuese nuk kanë të drejtë të diskualifikojnë OE nga konkurrenca”.

“Për këtë operator ekonomik ende nuk kemi një vendim të formës së prerë nga institucionet përkatës, në bazë të cilit ky OE nuk do të mund të merrte pjesë  në  një tender duke pas parasyshë nenin  65 të LPP-së”, tha Krasniqi. /Gazeta Insajderi

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark