Dyshohet për mashtrim me dokumente të lehonisë, ngritet aktakuzë ndaj një zyrtar në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet për mashtrim me dokumente të lehonisë, ngritet aktakuzë ndaj një zyrtar në Gjakovë

    Insajderi
    16 April 2025 - 15:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet F.H., për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetin zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sipas pikës I të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri F.H., me datë 05.03.2025, dhe dt.27.03.2025, në cilësinë e personit zyrtar të zyrës së Q.P., në Gjakovë, me qëllim përfitimi ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, duke i tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim përfitimit për vete apo personin tjetër duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit E.B..

    Tutje thuhet se “Më 05.03.2025, i dëmtuari kishte shkuar dhe ishte interesuar në Q.P., në Gjakovë, për rregullimin e dokumenteve për pagesë të lehonisë për bashkëshorten, i pandehuri i thotë se dy dokumente nuk i ke në rregull dhe për rregullimin e dokumenteve duhet të mi japësh 150 euro, dhe këto pasi paratë të dalin në konto, në këtë mënyrë më pas i pandehuri me të qenë në njohuri për datën se kur dalin paratë nga Ministria për lehonat, e ka thirr në telefon të dëmtuarin me dt. 25.03.2025, dhe e pyet se a të kanë dalë parat, dhe pasi i njëjti i thotë se nuk e di, atëherë i pandehuri i ka kërkuar që të takohen dhe të shkon të merr vendimin, ashtu që me të u takuar me dt.28.03.2025, në Q.P., në Gjakovë, rreth orës 15:40 min, i pandehuri e ka dërguar të dëmtuarin në zyre ku ja merr paratë prej 150 euro, dhe më pas ia jep vendimin për pagesën e pushimit të lehonisë dhe më pas arrestohet në zyre nga zyrtarët policor”.

    Tutje në njoftim thuhet se me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetin zyrtar”.

    “Sipas pikës II të dispozitivit të aktakuzës, ndër tjera cekët se i pandehuri F.H., nga data 05.03.2025, deri me dt.27.03.2025, në cilësinë e personit zyrtar të zyrës së Q.P., në Gjakovë, me qëllim përfitimi për vete në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar të dëmtuarit E.B., për rregullimin e dokumenteve të lehonisë për bashkëshorten e tij, shumën e parave prej 150 euro, ashtu që pasi kanë komunikuar me telefon dhe me datë.28.03.2025, ka shkuar rreth orës 15:40 min, i dëmtuari tek i pandehuri, i njëjti e ka dërguar në zyrë dhe ja ka marrë 150 euro, më pas ia ka dhënë vendimin ashtu që me të u larguar i dëmtuari nga zyra dhe me të dal jashtë objektit të Q.P., i pandehuri është kontrolluar nga NJKEK në Gjakovë, ku ka rezultuar me gjetjen e shumës prej 150 euro, në portofol të cilat para ishin përdorë në zbatim të masave të veçanta hetimore”, thuhet në njoftim.

    Me këto veprime siç bëhet e ditur në njoftim i pandehuri ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

    Ndërkaq, prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues – Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark