×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Dyshohet se Dmitri Utkin, themeluesi i Wagner – vdiq nga rrëzimi i aeroplanit në Moskë

    Insajderi
    24 August 2023 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në aeroplanin që është rrëzuar në veriperëndim të Moskës rreth orës 18:00 të mërkurën, ka qenë edhe themeluesi i grupit mercenar Wagner, Dmitri Utkin, kështu të paktën pretendojnë autoritetet ruse të sigurisë.

    Utkin ishte në listën e pasagjerëve sikurse edhe Yevgeny Prigozhin. Zyra e Aviacionit në Rusi ka “konfirmuar” se Prigozhin dhe Uktin kanë humbur jetën, transmeton Telegrafi.

    Autoritetet ruse kanë arritur të nxjerrin nga rrënojat e aeroplanit tetë trupa të pajetë nga dhjetë sa ishin në fluturake.

    Në anën tjetër është bërë e ditur se aeroplanit i rrëzuar ishte në pronësi të Prigozhinit.

    Një kanal në Telegram që ka lidhje të afërta me Wagner, ka bërë thirrje për kujdes pas raportimeve se Prigozhin dhe Uktin kanë humbur jetën.

    “Në këto momente duhet pasur parasysh, se askush, përveç njerëzve që i kanë parë personalisht Prigozhinin dhe Utkinin duke hyrë në aeroplan – nuk ka ndonjë informacion tjetër”, u tha në kanalin Grey Zone.

    Dmitri Utkin është themeluesi i Wagner dhe oficer i inteligjencës ruse i njohur për tatuazhet e simboleve naziste. Ai është themeluesi dhe komandanti i përgjithshëm brenda Wagner-it.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark