Insajderi
Lajme

Dyshohet se dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga policia serbe

Insajderi
26 November 2024 - 09:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dyshohet se dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga policia serbe
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy të rinj nga Podujeva dyshohet se janë arrestuar nga autoritete serbe.

Ata dyshohet se u arrestuan në territorin serb dhe dyshohen se ishin duke prerë dru.

Ndaj dy të rinjve llapjanë, autoritetet serbe e kanë caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar një familjar i të arrestuarve.

Valdet Hoti tha për Gazetën se vëllai i tij dhe djali i tezës janë arrestuar nga ushtria serbe.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark