×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dyshohet se i dha 1 mijë euro ryshfet zyrtarit policor, arrestohet qytetari

    Insajderi
    24 February 2024 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar qytetarin, i cili dyshohet se i dha ryshfet një zyrtari policor.

    Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë .

    Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja kishte iniciuar procedurë penale ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘Dhënia e ryshfetit’ (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro)”, thuhet në komunikatën për media.

    Po ashtu, IPK-ja sot ka njoftuar se ka arrestuar edhe zyrtarin policor nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit” dhe “Marrje ryshfeti”.

    Atij iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    “Bazuar në veprimet hetimore që hetuesit e IPK-së kanë realizuar deri më tani, dyshohet se zyrtari policor ka pranuar 1000 euro për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje (fiktive), njëra me vlerë prej 500 euro, me 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 1 viti dhe tjetra në vlerë prej 200 euro duke përdorur të dhënat e pasakta të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

    “Pas disa veprimeve hetimore dhe operative në teren, nga hetuesit e IPK-së është arrestuar në Gjakovë zyrtari policor (zyrtar i Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjakovë) kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark