Një vjedhje e rëndë në lagjen Fidanishte është duke u hetuar me urgjencë nga Policia dhe Prokuroria Themelore në Pejë.
Një grua ka denoncuar në polici se i është vjedhur një shumë e madhe parash të cilat i mbante brenda në valixhen e saj.
Sipas burimeve të Insajderit, shuma e grabitur e cila u raportua nga viktima kap shifrën e saktë prej 94 mijë frangash zvicerane që në euro i bie të jetë mbi 101 mijë euro.
Lajmin për hetimet që kanë nisur e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se të gjitha njësitë relevante janë vënë në lëvizje për të zbardhur ngjarjen.
“Me t’u raportuar rasti, menjëherë janë ndërmarrë veprime hetimore nga Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve në Pejë. Aktualisht janë duke u bërë hetime intensive në mënyrë që të sqarohet ky rast, për të cilin bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme parash“, ka deklaruar Nikçi.