×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dyshohet se planifikoi vrasjen e shokëve të klasës, gjykata merr vendim për të miturin nga Peja

    Insajderi
    08 October 2023 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të miturin B.M. nga Peja, që u arrestua dje.

    Në njoftimin e Themelores bëhet e ditur se i mituri po dyshohet për veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit B.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    “Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit B.M dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh”, vijon njoftimi.

    Gjatë ditës u raportua se i dyshuari është i moshës së mitur, i cili planifikonte vrasjen e shokëve të klasës së tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark