×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Dyshohet se përfituan 260 mijë euro me fajdeve, arrestohen dy persona nga Fushë Kosova

    Insajderi
    13 June 2023 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore ka zhvilluar operacionin policor në dy lokacione në Fushë Kosovë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar lidhur me dyshimin për kryerjen e veprave penale “Fajde” edhe “Detyrim”.

    Nëpërmjet një komunikate për media, Policia njofton se gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale para, armë zjarri, municion, veturë e telefona.

    “Gjatë operacionit policor si prova/dëshmi janë sekuestruar:

    Katër mijë (4000) euro
    Tri (3) revole
    Një (1) armë e gjatë
    Katër (4) karikatorë
    Njëqind e pesëdhjetë (150) fishekë
    Një (1) automjet
    Tre (3) telefona mobil
    Shënime/evidenca që dyshohen se lidhen me veprat penale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe brenda afatit ligjor pritet të parashtrohet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

    Lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke thënë se po vazhdon lufta kundër krimit dhe korrupsionit në Kosovë.

    “Vazhdon lufta ndaj krimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës ka finalizuar sot me sukses një operacion kundër veprimtarisë së fajdes. Janë arrestuar dy persona nga Fushë Kosova të cilët përmes të veprimtarisë së jashtëligjshme të fajdes kanë përfituar nga një qytetar të holla në vlerë prej 260 mijë eurove”, njoftoi Sveçla.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark