Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, z. Përparim Rama, e ka prezentuar projektin e tij madhështor për ndërlidhjen e lagjes Arbëria me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand.
Dje, në prani të shumë qytetarëve, arkitekti dhe urbanisti Rama ka prezentuar projektin i cili do të ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand. Ky projekt parasheh që hapësira prapa Pallatit të Rinisë, e cila aktualisht përdoret vetëm si parking, të shndrrohet në një platformë të gjelbërt, ndërsa parkingu do të zhvendoset nëntokë.
Siç ka thënë kandidati Rama, ky projekt do t’iu mundësojë rreth 30 mijë banorëve të Arbërisë të kenë qasje të lehtë e të drejtepërdrejt të lagjes së tyre me qendrën.
Poashtu, ky projekt parasheh që, afër platformës së gjelbërt, të ndërtohet edhe Salla Koncertale.
Sipas kandidatit Rama, ky projekt do të kushtojë rreth 35 milionë euro, prej të cilave 20 milionë do të jenë fonde nga IPA, ndërsa 15 milionë do të jenë investime publiko-private. Ky projekt do të realizohet brenda 3 viteve.
Gjatë ditëve të ardhshme, Përparim Rama do ti prezentojë edhe katër projekte tjera për lagjet kryesore të Prishtinës.