Insajderi
Showbiz

E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgjigjet Xhenetës

Insajderi
13 May 2026 - 10:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgjigjet Xhenetës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahut dhe aludimeve për një lidhje të mundshme mes saj dhe Gjestit.

E gjithë situata nisi pak ditë më parë, kur Xheneta Fetahu, gjatë një bisede në “Trotuar”, u shpreh e zhgënjyer duke ngritur dyshime se mes shoqes së saj dhe ish-të dashurit kishte nisur një romancë.

Megjithatë, përgjigjja e ish-banores së Big Brother VIP Albania nuk ka vonuar. Përmes një lidhjeje telefonike në emisionin “UËTËFË Live” me moderatorin Kostian Gjerazi, ajo ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje romantike.

“Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim,” u shpreh ajo.

Loredana tutje theksoi se këngëtari nuk përshtatet me preferencat e saj, duke shtuar me tone ironike: “Plus unë kam gusto të tjera për meshkuj. Duan të më bien më qafë? Le të më bien më qafë”.

Lidhur me fotot që qarkulluan në rrjetet sociale, ku të dy shiheshin në të njëjtin ambient, Loredana sqaroi se gjithçka ka qenë thjesht një rastësi.

“Ishte rastësi, o vëlla. Më thanë që aty ishte Gjesti dhe unë thashë ‘varja’, sepse dihet që unë nuk kam pëlqim për Gjestin. Ju betohem që nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim për të”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark