Deri të premten, gjithçka tregonte se po shkonte në favor të Nacionalit të Uruguajit. Çdo ditë që kalonte, ishte një ditë tjetër për Luis Suarezin, që kalonte pa pranuar një nga ofertat që kishte marrë nga klube të vendeve të ndryshme. Kjo arsye e afronte atë me klubin ku debutoi në kategorinë e parë.
Sepse një gjë është e qartë: Nacional nuk mund të konkurrojë me asnjë ofertë tjetër ekonomike dhe kështu mundësia që Suarez të vinte në klubin uruguajan për këto tre muaj para Kupës së Botës, duket sikur priste vetëm zyrtarizimin.
Por që nga mbrëmja e kësaj të diele filluan dyshimet. Presidenti i Nacional, José Fuentes, udhëtoi për në Madrid të mërkurën për t’u takuar me Suarezin dhe pas takimit, i cili u cilësua si “shumë pozitiv” nga Fuentes, ndërkohë që sulmuesi kërkoi “dy ose tre ditë” për t’u përgjigjur. Por ky afat skadoi fundjavën e kaluar, pa përgjigje nga Suarez.
Burime gazetareske të mirëinformuara për çështjen e Suarezit, kanë rportuar në këto orë, se sulmuesi po analizon një ofertë shumë të fortë, e cila po konkurron me atë nga zemra. Pa përgjigje, po fillojnë të forcohen spekulimet, se ardhja e tij në Uruguaj është në rrezik. Në këto orë duhet të mbërrijnë konfirmimet zyrtare. Koha vërtet po mbaron.