×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    E ardhmja e Muriqit, Lazio merr vendim për të?

    Insajderi
    21 April 2022 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Buzëqeshja është rikthyer në fytyrën e Vedat Muriqit.

    Sulmuesi kosovar e pati një periudhë të errët në Lazio, ku dështoi ta tregonte veten për një vit e gjysmë sa qëndroi në Itali.

    E gjatë janarit u huazua në Mallorca, ku ka nisur ta rigjejë formën e dikurshme.

    Prizrenasi i ka realizuar katër gola dhe e ka bërë një asistim deri tash në La Liga, duke e udhëhequr ekipin ishull drejt synimit për të mbetur në ligën elitare spanjolle.

    Muriqi shënoi në fundjavë në fitoren ndaj Deportivo Alavesit pasi iu shmang mjaft mirë mbulimit të dy lojtarëve.

    Paraprakisht, kishte realizuar edhe në fitoren e madhe ndaj Atletico Madridit.

    E krejt këto kanë bërë që Lazio ta rimendojë shitjen e përfaqësuesit kosovar.

    Mallorca ka vendosur të mos e blejë kartonin e 27-vjeçarit, që nënkupton se ai do të rikthehet në Itali gjatë verës.

    Deri tash flitej se Muriqi menjëherë do ta marrë rrugën drejt Turqisë, ku mund të transferohet në ish-klubin e tij, Fenerbahçe ose tek gjiganti tjetër turk, Galatasaray.

    Por, në javët e fundit gjërat kanë ndryshuar dhe futbollisti kosovar mund të qëndrojë në Lazio.

    Ish-futbollisti i Rizesporit mund të bëhet përsëri zëvendës i Ciro Immobiles, në tentim për ta treguar veten dhe për ta fituar një vend titullari, shkruan “Gazeta Express”.

    Në Lazio, Muriqi i kishte zhvilluar 49 ndeshje dhe i kishte realizuar vetëm dy gola.

    Por, në eksperiencën e dytë tek “Biancocelesti”, gjërat mund të ndryshojnë për mirë.

    Pra, Muriqi është rikthyer në një lojtar të rëndësishëm dhe e ardhmja e tij mund të jetë më e ndritshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark