×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ‘E bëri për mjekë dashnoren’- IPK merr në pyetje zyrtarët policor dhe prokurorin që e la të lirë Mjekiqin

    Insajderi
    23 December 2022 - 14:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Imami i Obiliqit, Behar Mjekiqi është denoncuar për dhunë ndaj të dashurës së tij, të martën e 20 dhjetorit. Mjekiqi e kishte larguar nga shtëpia të dashurën me të cilën kishte qenë duke bashkëjetuar. Më pas ajo e kishte denoncuar imamin në polici për dhunë në familje.

    Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku në raportin e tyre thuhet se nga dhuna e marrë viktima kishte marrë edhe trajtim mjekësor.

    Në lidhje me rastin, prokurori i shtetit ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt

    “Obiliq  20.12.2022 – 18:30. Ankuesja femër shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ka qenë duke bashkë jetuar, e ka larguar nga shtëpia. I dyshuari, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

    Nga Inspektorati Policor i Kosovës në një përgjigje për Gazetën Insajderi ka thënë se tashmë kanë nisurtë grumbullojë informacione në lidhje me dyshimet e raportuara në media.

    IPK thotë se tashmë ka pasur kontakte me zyrtarë të Stacionit Policor të Obiliqit dhe zyrtarë të tjerë, përshirë edhe kontaktin me Prokurorin e rastit.

    “Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka filluar të grumbullojë informacione pas publikimit të lajmit në medie lidhur me këtë rast. Krahas grumbullimit të informacioneve nga hetuesit e IPK-së janë ndërmarrë edhe veprime hetimore konkrete që kanë përfshirë kontakte me zyrtarë të Stacionit Policor të Obiliqit dhe zyrtarë të tjerë përshirë edhe kontaktin me Prokurorin e rastit. Veprimet tjera do të ndërmirren bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së”, thuhet në përgjigjen e IKP-së dhënë Insajderit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark