×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “E bllokoj kufirin me Serbi”, koha kur Kurti ishte i ri dhe kishte ambicie të mëdha

    Insajderi
    09 November 2022 - 13:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një gjë të tillë nuk e kishte parashikuar i pari i Lëvizjes Vetëvendosjes, por mallrat e Serbisë vazhdojnë të qarkullojnë në tregun e Kosovës edhe përkundër qeverisjes së Vetëvendosjes. Sa ishte i ri, Kurti kishte ambicie të mëdha.

    Dhjetë vite pas intervistës së Albin Kurtit për Blendi Fevziun, gjërat që kishte pretenduar kreu i VV-së se do të ndodhnin me ardhjen në qeverisje të VV-së, nuk po dalin të jenë të vërteta.

    Kurti intervistën ku thotë se do ta bllokon kufirin me shtetin serb e kishte dhënë në shkurt të vitit 2012.

    Ai theksonte se me Serbinë do ta mbyllte tregun dhe nuk do të importonte pasi ata sillen në mënyrë kriminale ndaj Kosovës.

    “Me pushtetin e Vetëvendosjes një gjë e tillë do të behej e mundur. Ne nuk eksportojmë atje, pse duhet të eksportojnë ata. E bllokon kufirin, edhe thua se nuk ta lejojë tregun e Kosovës përderisa sillesh në mënyrë kriminale ndaj meje”.

    Një gjë e sigurt, sjellja e Serbisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar, por ajo e Kurtit për importin po.

    Serbia eksporton në Kosovë mallra me vlerë prej qindra miliona eurosh çdo vit. Por, në Serbi, interesimi për produkte nga Kosova është dukshëm më i vogël.

    Për tre muajt e parë të këtij viti Serbia futi në Kosovë mallra në vlerë prej 62 milionë e 383 mijë euro.

    Në vitin 2021, importi nga Serbia është gati dyfish më i madh në krahasim me një vit më herët.

    Kurse gjatë vitit 2020, Kosova ka eksportuar 31 milionë euro në Serbi, kurse ka importuar 174 milionë euro mallra.

    Ndryshe, gjatë vitit 2019 kur qeveria e Kosovës vendosi taksë prej 100% ndaj produkteve serbe, importi nga Serbia ishte 6 milionë euro, kurse eksporti në Serbi 27 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark