Ansu Fati u pa si një nga talentet më të mëdhenj të Barcelonës rreth 3 vjet më parë. Ai ishte i destinuar për një të ardhme të madhe dhe shumë e shihnin atë si Lionel Messin e ri. Ansu nuk mundi të arrijë potencialin e tij të plotë në “Camp Nou” dhe u dërgua në huazim te Brighton këtë verë për të luajtur më rregullisht.
Megjithatë, i riu spanjol nuk e hedh poshtë mundësinë e ndarjes së përhershme me katalanasit. Ai po shijon jetën e tij të re në Premier League, ku ka shënuar tre herë në dhjetë ndeshje për Brighton që nga fillimi i sezonit.
Ndërkombëtari spanjol është në radarin e klubeve nga Arabia Saudite, por për momentin dëshira e tij është të qëndrojë në Evropë, pohon gazeta vendase “Sport”. Drejtuesit e Barcelonës nuk e përjashtojnë as mundësinë e shitjes së lojtarit, i cili duket se nuk është më pjesë e rëndësishme e së ardhmes së skuadrës.
Megjithatë, Ansu Fati dëshiron të provojë veten te katalanasit dhe në parim do të kthehet te Barcelona verën e ardhshme. Megjithatë, futbollisti do të shqyrtojë ofertat nga skuadrat e tjera dhe nëse kushtet financiare janë të mira, si për të ashtu edhe për Barçën, ai mund të shitet.