×
  • Sport
  • Sport

    E BUJSHME: Fury do të përballet me Francis Ngannou në Arabinë Saudite

    Insajderi
    11 July 2023 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kampioni i botës në peshën e rëndë, Tyson Fury do të përballet me luftëtarin MMA, Francis Ngannou, më 28 tetor në Arabinë Saudite.

    Ish-kampioni i peshave të rënda të UFC-së, Ngannou, 36 vjeç, nuk ka asnjë rekord profesional në boks.

    Ekipi Fury thotë se lufta nuk është një ekspozitë dhe do të “zhvillohet sipas rregullave zyrtare të boksit profesionist, me tre gjyqtarë në ring që do të miratojnë sistemin me 10 pikë”.

    Fury nuk do të mbrojë titullin e tij në WBC në ndeshjen e Riadit.

    “Ky djalosh supozohet të jetë grushtuesi më i fortë në botë, por le të shohim se si do të reagojë kur goditet nga Big GK”, tha Fury, duke iu referuar pseudonimit të tij ‘Gypsy King’.

    Ngannou tha se ishte një ëndërr e realizuar për të boksuar Fury.

    “Kam pritur të takoj Tyson në ring për tre vitet e fundit. Gjithçka që do t’i them Tyson-it për momentin është më mirë të kërcejë në atë ring, sepse nëse e prek, ai do të flejë”.

    WBC tha se nuk do të përfshihej në luftë, por i kishte dhënë Furyt “lejen e posaçme” për të konkurruar në një meç pa titull, pasi ai nuk ka asnjë sfidues të detyrueshëm në pritje./Arbresh.info/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark