×
  • Sport
  • Sport

    E BUJSHME!! Hazard refuzoi të luante përkrah Leo Messit te Inter Miami!

    Insajderi
    31 July 2023 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Karriera e Hazardit në “Santiago Bernabeu” u shënua nga një varg i pafund dëmtimesh dhe problemesh muskulore, të cilat e penguan atë të shndërrohej në një nga futbollistët e rëndësishëm të skuadrës më galante në “Kontinentin e Vjetër”.

    Eden Hazard është ende në kërkim të një klubi, pasi Real Madridi e ndërpreu kontratën e tij në verë, por mësohet se belgu ka refuzuar një ofertë për të luajtur përkrah Leo Messit.

    Pavarësisht zërave në media për një interesim nga Leo Messi, Sergio Busquets dhe skuadra e re e Jordi Albas, Inter Miami, belgët nga “Voetbalkrant” raportojnë se Eden Hazard ka refuzuar ofertën nga grupi i sponsorizuar prej David Beckham, pasi ish-lojtari i ‘los blancos’ dëshiron të të vazhdojë karrierën në Evropë.

    Mbetet për t’u parë se cilat ekipe do të interesohen për shërbimet e Eden Hazard, 32-vjeçar, i cili nuk e prishi pazarin te Real Madrid, pasi as Anderlecht nuk u interesua për riatdhesimin e tij.

    Hazard ishte në kontakt edhe me klubet e Arabisë Saudite, “El Dorado” e re e futbollit botëror, por edhe belgu i ka refuzuar propozimet e zhytura në “petrodollarët” për të njëjtën arsye si në rastin e Inter Miamit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark