×
  • Sport
  • Sport

    E bujshme! Në Angli janë të sigurt, Guardiola do të marr drejtimin e kësaj Kombëtareje

    Insajderi
    06 September 2023 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Champions League ishte trofeu që i mungonte në CV-në e tij prej kohës kur u largua nga Barcelona.

    Këtë trofe Pep Guardiola ia doli ta fitonte në sezonin e kaluar, madje me Manchester Cityn e tij kompletoi edhe “tripletën” e famshme të titujve.

    Tekniku spanjoll padyshim që mbërriti kulmin e tij me “The Citizens”, ndërsa këtë sezon do të tentojë t’i përsërisë sukseset duke pasur nën komandë një organikë të frikshme.

    Por, sipas “Daily Mail”, cikli i teknikut spanjoll me skuadrën angleze është drejt fundit.

    Mediat britanike theksojnë se Guardiola nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2025.

    Madje, sipas shtypit vendas, tekniku spanjoll pritet të marrë drejtimin e kombëtares së Anglisë me të mbaruar Europiani i vitit 2024.

    Në Federatën Angleze do të tentojnë të nënshkruajnë me Guardiolën, pasi Gareth Southgate vështirë të konfirmohet sërish dhe vetëm nëse “Tre Luanët” do të triumfonin në kompeticionin që zhvillohet në Gjermani atëherë mund të kishte një ndryshim të skenarëve.

    Megjithatë, në zyrat e Federatës Angleze janë të bindur për t’i dorëzuar kombëtaren Guardiolës e për t’i lënë dorë të lirë në synimin për t’i dhuruar Anglisë një trofe madhor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark