E dashura e Robert Berishës, Ana Skrel, “trazoi” rrjetin me një fotografi të publikuar së fundmi në ‘InstaStory’.
Bukuroshja nga Ulqini e cila së fundmi mbushi 24 vjet, publikoi një fotografi ku dukej tejet joshëse.
Ajo kishte veshur një fustan të bardhë të lirshëm me një korse që i theksonte edhe më shumë belin e saj të hollë.
Përveç kësaj, ajo dukej në përgjithësi shumë rrezatuese me këtë veshje.
Ana Skrel është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe di gjithmonë se si të tërheq vëmendjen me postimet e saj në Instagram.
Lidhja e saj me këngëtarin Robert Berisha është tejet e komentuar në mediet e shtypit rozë, me ndjekësit që ndjekin çdo hap të çiftit.