×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    E dërguar e Rusisë në OKB flet për të drejtat e fëmijëve, përfaqësuesi i Shqipërisë lëshon sallën

    Insajderi
    06 April 2023 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot përfaqësuesit e SHBA-ve, Shqipërisë dhe Maltës kanë lëshuar seancën e Këshillit të Sigurimit, pasi përfaqësusi i Rusisë ka filluar të mbajë fjalim.

    E dërguar ruse me të filluar të flas për të drejtat e fëmijëve salla ka fillua të boshatiset.

    Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka thënë se ky veprim është bërë që të mos i mundësohet Rusisë të përhap dezinformata në një podium ndërkombëtar dhe që mos të ketë mundësi ta mbrojë vetën për krimet e bëra në Ukrainë.

    Sipas komisioneres ruse, nga fillimi i luftës në shkurt të vitit të kaluar, rreth 5 milionë ukrainas, përfshirë 700,000 fëmijë, kishin udhëtuar në Rusi.

    Rreth 2,000 fëmijë ishin nga jetimoret dhe të shoqëruar nga kujdestarët, 1,300 prej tyre ishin kthyer në Ukrainë, ndërsa 400 në jetimoret ruse.

    Largimi nga një konferencë është i rrallë edhe pse muajin e kaluar Kina bëri një veprim të ngjashëm ndaj OKB-së./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark