Insajderi
Botë

E dhimbshme: Foshnja ndërron jetë 1 ditë para se prindërit të bënin dasmën

Insajderi
20 May 2022 - 16:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
E dhimbshme: Foshnja ndërron jetë 1 ditë para se prindërit të bënin dasmën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Po përgatiteshin për ditën më të bukur në jetë, por gjithçka u shkatërrohet para syve.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë pasditen e djeshme ku një foshnje 10 muajshe ka ndërruar jetë pasi e nëna e saj 38 vjeçare shkaktoi një aksident automobilistik.

Të shtunën ishte planifikuar dasma e çiftit dhe 38 vjeçarja po kthehej në Elassona nga Krania ku kishte shkuar për të rregulluar detajet e fundit të ceremonisë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën provinciale Elassona – Kefalovrysou.

Një ambulancë e EKAB-it e mori foshnjën dhe e dërgoi me urgjencë në Qendrën Shëndetësore të Elassonës, ku për disa orë iu nënshtrua reanimacionit kardiopulmonar, por nuk mundi të qëndronte gjallë.

Nëna ka shpëtuar për mrekulli ndërsa burri nuk ishte në makinë në ato momente.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark